Cossiga ishte president në periudhën 1985 deri 1992. Ai ishte edhe ministër i Brendshëm në vitin 1978 kur ish kryeministri Aldo Moro u rrëmbye dhe pastaj u vra nga Brigadat e Kuqe, grup i majtë terrorist.

Cossiga, i cili i refuzoi negociatat me rrëmbyesit e Moros, dha dorëheqje pak pasi u gjet trupi i pajetë i Aldo Moros në maj, 1978. Ai (Cossiga) u rikthye në politikë një vit më vonë si kryeministër, dhe pastaj si kryetar i parlamentit deri në vitin 1985. /Telegrafi/