LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë gazetari sportiv, Avni Shabani

Ndërron jetë gazetari sportiv, Avni Shabani
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka nisur një telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit sportiv, Avni Shabani.

Si pjesë e redaksisë sportive në Radio Kosovë, ai ka realizuar qindra kronika, intervista dhe komentime të ngjarjeve sportive, teksa për kontributin e tij në këtë fushë u nderua edhe me çmimin “Ali Shala”.

E nderuara Familje e Avni Shabanit!


E nderuar redaksi e sportit në Radio Kosova!

Me pikëllim e dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, gazetarit të shquar sportiv, Avni Shabani, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Avniu iku nga kjo botë vetëm dy muaj pas pensionimit, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive dhe jo vetëm.

Ai si pjesë e redaksisë sportive në Radio Kosovë realizoi qindra kronika, intervista dhe komentime të ngjarjeve sportive, teksa për kontributin e tij në këtë fushë u nderua edhe me çmimin “Ali Shala”.

Avniu u shqua për humanitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndaj sportistëve dhe kolegëve të tij të rinj, derisa kontributi i tij ishte i madh edhe para luftës si gazetar i të përditshmes “Rilindja”, por më vonë edhe si drejtor për sport në komunën e Ferizajt.

Avniu ishte i qetë e bujar dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori