Në momentin që lojtarët e Rumanisë po fillonin stërvitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një mjet tymosës është hedhur në tribunën veriore.

Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie, sipas “golazo.ro”.


Mediumi rumun ka publikuar video dhe fotografi që tregojnë situatën gjatë stërvitjes së zhvilluar të enjten mbrëma, por që nuk ishte asgjë shqetësuese.

Screenshot 1 10

Në pamje shihet edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, që shkon nga afër të shikojë se çfarë është hedhur, duke u siguruar se nuk kishte nevojë të krijohej panik, sidomos nga ajo çfarë bënë lojtarët rumunë.

Pas një periudhe, stërvitja ka vazhduar përsëri, pavarësisht nga zhurmat e daulleve që dëgjoheshin nga jashtë stadiumit.

Kosova dhe Rumania do të përballen të premten në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se ndeshja Rumani – Kosovë që u zhvillua më 12 shtator të vitit të kaluar në Bukuresht u ndërpre për 50 minuta për shkak të shpalosjes së pankartave anti-Kosovë dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/

telegrafi sport app