Gjykata e Apelit e Kosovë, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H të cilët do mbrohen në liri.
Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”.
Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve dhe vlerësoi se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim.
Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.
Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251