KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se sot, më 2 shtator 2026, nga ora 10:00 deri në 15:30, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në dy stacione të pompave.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë stacionet e pompave në Morinë, përkatësisht në Pikën Kufitare, si dhe në Hereq.


Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, në këto zona mund të ketë ndërprerje ose reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm.

KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/