KRU “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në Vushtrri se sot, më 04.06.2026, nga orët e mëngjesit deri në mesditë, disa zona do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, pa ujë do të mbesin Gojbula, disa pjesë të Sllatinës dhe Vneshtat.


Kompania ka bërë të ditur se ndërprerja do të ndodhë për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të rezervuarit në Vneshta, aktivitet që, sipas saj, realizohet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit.

“Ky aktivitet realizohet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit dhe për të mirën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/