Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 6 zona të Vushtrri

Kompania Rajonle e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa lokacione të qytetit, si pjesë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët "Lumni Surdulli", "Besa Shqiptare" dhe "Enver Feka".
Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët "Hakif Zejnullahu", "Ana Linë" dhe "Hamit Hyseni".
Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në zonat e prekura.
Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Qytetarëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Përgjegjësit falënderojnë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/


































