Ndërprerje e furnizimit me ujë në Kozaricë dhe Breznicë për shkak të dëmtimit të trafos së rrymës

KRU “Prishtina” njofton se si pasojë e dëmtimit të trafos së energjisë elektrike, i shkaktuar nga një tentim për vjedhje, është ndërprerë furnizimi me energji për pompat e ujit që furnizojnë fshatrat Kozaricë dhe Breznicë.
Për pasojë, furnizimi me ujë në këto dy fshatra është i pamjaftueshëm deri në sanimin dhe rregullimin e plotë të situatës nga ekipet teknike përkatëse.
Kompania u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim gjatë kësaj periudhe, derisa të normalizohet furnizimi me ujë të pijshëm.
“Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































