Banorët e fshatit Pouskë po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, pas rrëshqitjes së dheut që ka shkaktuar dëmtimin e gypit furnizues.

Lajmin e ka bërë të ditur KRU “Hidroregjioni Jugor” – Prizren, e cila njoftoi se ekipet teknike kanë nisur punimet që nga dita e djeshme.


Sipas kompanisë, aktualisht po punohet intensivisht në vendosjen e një gypi alternativ me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë për konsumatorët e zonës.

“Ekipet tona nga dje janë duke punuar intenzivisht për shtrirjen e gypit alternativ me qëllim të furnizimit të konsumatorëve të fshatit Pouskë”, thuhet në njoftim.

Kompania kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar dhe falënderoi banorët për durimin. /Telegrafi/