Koha ka ardhur. Keni marrë vendimin për të ndërprerë ushqyerjen me gji, luftoni me ndjenja të ndryshme (gjë që është krejtësisht normale), por në të njëjtën kohë e dini se edhe fëmija juaj edhe ju jeni gati për këtë hap
Pavarësisht nëse fëmija juaj është disa muajsh ose disa vjeç, ne besojmë se ky është një vendim që ju e keni menduar mirë, dhe në vijim ju sjellim disa këshilla për t’ju ndihmuar që ta bëni procesin sa më të këndshëm.
Duhet të mbani në mend se ky është një vendim që shqetëson vetëm ju dhe foshnjën tuaj dhe, natyrisht, është mirë të keni mbështetjen e anëtarëve të tjerë të familjes, pa marrë parasysh se në cilën kohë vendosni të ndaloni ushqyerjen me gji.
Në rastin ideal, ndërprerja e të ushqyerit me gji është një proces që zgjat nga disa javë deri në disa muaj:
1. Eliminoni një vakt
Nëse ju duhet t’i ktheheni punës dhe ushqeni beben tuaj me gji, kjo do të rezultojë e lodhshme. Ju mund të tërhiqni qumësht me pompë dhe ta vendosni atë në frigorifer, me qëllim që personi që kujdeset për fëmijën tuaj ta ushqejë gjatë mungesës suaj në shtëpi, por nëse do t’ju duhet të zgjoheni herët në mëngjes, ushqyerja me gji gjatë natës do të jetë mjaft e lodhshme për ju, prandaj mund të filloni të ndërprisni dhënien e gjirit gjatë natës.
2. Informohuni për pasojat e ndërprerjes së gjirit
Disa mendojnë se me ndërprerjen e gjirit fëmija do të flejë më rehat gjatë natës. Duhet të dini se fëmija, edhe pse do t’i ndërprisni gjirin, do të vazhdojë të zgjohet natën duke ju kërkuar vazhdimisht dhe ju duhet të keni durim ta qetësoni. Gjithashtu, duhet të dini se fëmijët që ushqehen me qumësht artificial vuajnë më shumë nga kapsllëku se fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri.
3. Ndërpriteni dalëngadalë
Pavarësisht motivit që po ndërprisni gjidhënien, duhet ta bëni dalëngadalë për dy arsye:
– Bllokimin e gjëndrave të qumështit. Nëse e ndërprisni menjëherë ato do të bllokohen duke rrezikuar kështu krijimin e mastitit në gjoks, prandaj është më mirë ta ndërprisni gradualisht. Nëse nga një vakt në tjetrin shikoni se gjoksi tejmbushet, shtrydheni me dorë dhe mos i jepni të pijë.
– Evitimin e vuajtjes të bebes. Nëse e ndërprisni menjëherë gjidhënien, bebi juaj do të vuajë më shumë në krahasim me atë dalëngadalë. Ndërprisni në fillim vaktet e panevojshme, jepini fëmijës ato më kryesoret. Nuk duhet t’i jepni të pijë kur e shikoni që nuk ka uri, por thjesht do të “luajë”.
4. Gjumi
Momentet më të vështira janë ato para gjumit dhe gjatë natës. Nëse keni mundësi t’ju ndihmojë dikush për ta vënë në gjumë, do të jetë më e lehtë për ju. Nëse ju ka pranë, fëmija nuk mund të rrijë pa kërkuar të futet në gjoks.
5. Mos i ofroni gjoksin nëse nuk e kërkon
Shpesh për të qetësuar fëmijën, shumë nga ju i ofrojnë gjoksin, edhe pse fëmija në ato momente mund të mos jetë i interesuar. Kjo nuk duhet bërë nëse keni vendosur të ndërprisni gjidhënien, pasi duke mos ia ofruar gjoksin kur nuk e kërkon, do të kuptoni kështu cilat janë vaktet kur ai vërtet ka nevojë të pijë për uri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Si ta kuptoni nëse bebja është e sëmurë seriozisht
Veshjet më të bukura të javës
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre