LAJMI I FUNDIT:

Ndërprehet nga prodhimi telefoni i krijuesit të Android, Essential Phone

Ndërprehet nga prodhimi telefoni i krijuesit të Android, Essential Phone

Shumë prej fansave të teknologjisë iu gëzuan lansimit të Essential Phone. Në fund të fundit, është një telefon i bërë nga një kompani e themeluar nga një prej krijuesve të Android. Për fat të keq, pajisja ka lënë shumë për të dëshiruar dhe me sa duket ka anuluar zhvillimin e telefonit të dytë.

Fatkeqësisht për ata që ende shpresojnë të marrin një njësi të telefonit Essential, do të jeni jashtë fatit sepse pajisjet nuk janë më në dispozicion për blerje nëpërmjet ueb faqes së Essential.

Sipas kompanisë, që i dërgoi një deklaratë përmes e-mailit faqes 9to5Google, ata kanë konfirmuar se telefoni është ndërprerë në mënyrë efektive.


Sipas deklaratës, thuhet: “Ne kemi shitur të gjitha njësitë Essential Phone në essential.com dhe nuk do të shtojmë ndonjë inventar të ri. Tani ne jemi duke punuar në produktin tonë të ardhshëm telefonik dhe do të vazhdojmë të shesim pajisje shtesë dhe të sigurojmë përditësime të shpejta të softuerit dhe mbështetje të konsumatorëve për komunitetin tonë ekzistues “.

Vini re se ndërprerja nuk duhet të ngatërrohet me mbylljen e kompanisë, gjë që duket sikur po ndodhte pas një shkurtimi prej 30% të stafit të kompanisë. Nëse deklarata është e saktë, tingëllon se Essential mund të ketë një pasues të ri, për të cilin shpresojmë të mësojmë më shumë në 2019. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

Kalo në kategori