Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë

Qeveria tani për tani nuk e di se si shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidh problemin me borxhin që e kanë 90 ndërmarrje komunale për shkak të faturave të papaguara për energji elektrike. Deri në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërmarrjet publike komunale kanë borxh prej 113 milionë eurove, ndërsa një pjesë e këtij borxhi është për shkak të faturave të papaguara të rrymës.
Këto ndërmarrje komunale para së gjithash janë të ujësjellësit dhe kanalizimit që shfrytëzojnë rrymë për punën e pompave që mundësojnë furnizimin e banorëve me ujë, por edhe për largimin e ujërave fekale dhe atmosferike.
Këto ndërmarrje publike në letrën e dërguar deri te Qeveria kërkuan që tu mundësohet të blejnë rrymë sipas çmimit që EMV-ja shtetërore ia shet furnizuesit gjeneral EVN Home, prej ku furnizohen amvisëritë. Por, një pjesë e këtyre kompanive, për arsye të panjohura, kanë vendosur të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit, përkatësisht nuk kanë zgjedhur kompani prej së cilës do ta blejë rrymën, me çka çmimi është shumë më i lartë dhe është sipas çmimit ditor të Bursës së Maqedonisë të energjisë elektrike të rritur për 40%.
Përndryshe nëse ndonjë ndërmarrje furnizohet nga Furnizuesi i mundësisë së fundit, këtë mundet sipas Ligjit ta bëjë më së shumti tre muaj, pas çka duhet të gjejë furnizues tjetër komercial. Por të gjithë komunat dhe qeveritë deri më tani e tolerojnë këtë jorespektim të shtrenjtë të Ligjit, për shkak se këto ndërmarrje kanë rëndësi strategjike për qytetarët. Bozhinovska dyshon se ka raste kur disa drejtorë të ndërmarrjeve publike komunale qëllimisht shkojnë te furnizuesi i mundësisë së fundit dhe se do të kontrollohet nëse ka bazë për përgjegjësi. Komisioni rregullator për energjetikë nuk rekomandon që këto ndërmarrje të marrin çmim të njëjtë si EVN Home, për të mos prishur funksionimin e EMV-së./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës