Ndërmarrja Publike Lokale ‘Tregu’ në Gjilan, ka filluar muajin prill me angazhim të shtuar në terren.

Përmes një komunikate për media, ndërmarja njofton se ka filluar punimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.


“Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A ka filluar punimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke filluar me kositjen e barit në zona të ndryshme të qytetit“, thuhet në njoftim.

Në vazhdën e aktiviteteve, ekipet e ndërmarrjes po operojnë në 8 lokacione, me qëllim të ofrimit të një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët.

Ndërmarrja kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/