Duke ditur qëndrimin e BE-së për betimin e kryetarëve të rinj të veriut, vizita e Varhelyi në Kosovë nuk po duket krejt e rastësishme. Profesorët universitarë ndajnë mendime të ndryshme nëse kjo vizitë ndërlidhet me këtë proces, megjithëse thonë se është e favorizuara e Bashkimin Evropian.
Derisa në komunat veriore të Kosovës po bëheshin betimet e kryetarëve, një figurë e rëndësishme e Bashkimit Evropian mbërriti në zyrën e Vjosa Osmanit.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi kishte zgjedhur këtë të enjte që të vizitoj krerët e shtetit përfshirë edhe ata të partive politike.
Mirëpo duke ditur deklarimit që Unioni Evropian ka dhënë për kryetarët e komunave të veriut, kjo vizitë po konsiderohet e ndërlidhur me procesin e betimit.
“Natyrisht që ka lidhje edhe me atë që është duke ndodhur në veriun e Kosovës, ju e dini që qëndrimi i BE-së është që këta kryetarë do të mund të jenë në rastin më të mirë teknikë, pasi e dini që serbët lokalë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, dhe legjitimiteti i tyre është relativisht i ulet”, ka thënë Dorajet Imeri.
Veçse mendim tjetër ka profesori universitar Arben Fetoshi.
“Referuar përgjegjësive që ka komisioneri për Zgjerim, unë nuk mendoj që vizita e tij në Kosovë ndërlidhet me betimin e tre kryetarëve sot në veri të vendit. Për shkak se jam I bindur se në Agjendën e tij prioritet ka procesi i reformave evropiane dhe përgatitja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për agjendën e integrimit drejt bashkimit evropian”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër deklaratave të krerëve shtetëror iu është bashkuar profesori universitar Dorajet Imeri, që mendon se favoritja e BE-së është Serbia, veçse sipas tij, kjo nuk e lejon Kosovën të mos përmbushë obligimet.
“Bashkimi evropian është i njëanshëm, dhe e ka favorizuar në mënyrë të vazhdueshme Serbinë, por në këtë kohë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të ketë një marrëveshje dhe se zbatimi I saj nënkupton fillimin e themelimit të asociacionit, nënkupton që ne kemi marrë obligime të cilat nuk po i kryejmë”, ka thënë ai.
Obligimin e Asociacionit, si të vetmen rrugë që duhet ndjekur në këtë moment po e sheh edhe Fetoshi.
“Bashkimi evropian shpeshherë ka ditë të mos jetë neutral në rolin e vetë, të ndërmjetësit dhe shpesh herë është dukë që e ledhaton Serbinë kundrejt Kosovës në procesin e dialogut, por nëse i referohemi detyrave, të marra me marrëveshjen e Ohrit, mendoj që ajo që po kërkohet nga Kosova prej faktorëve ndërkombëtarë është në përputhje me agjendën, që rezulton nga obligimet që ka marrë Kosova përsipër”, ka thënë Fetoshi.
Pas takimeve me krerët shtetërorë, Varheley të enjten ka përsëritur kërkesën e BE-së që Serbia e Kosova të përmbushin obligimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Abdixhiku dhe Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos