LAJMI I FUNDIT:

Ndarja me SMS justifikohet vetëm në këto situata

Ndarja me SMS justifikohet vetëm në këto situata
(Foto: Pexels)

Ndarja nuk është kurrë e lehtë, pavarësisht se sa kohë keni kaluar me partnerin tuaj. Kur vjen fundi, duhet të keni respekt për personin tjetër dhe të mos mendoni vetëm për veten tuaj.

Edhe pse një bisedë ballë për ballë është mënyra më e shëndetshme për t’i dhënë fund një lidhjeje, telefonata mund të vijë në konsideratë, por jo një mesazh me tekst, përveç në disa situata.


Jeni takuar vetëm një ose dy herë

Nëse sapo keni filluar dhe ndiheni sikur nuk po shkon mes jush, nuk keni pse të shkoni në një takim tjetër vetëm për ta thënë këtë.

Trajnerja e marrëdhënieve dhe takimeve, Dr. Susan Trotter, thotë se atëherë është në rregull t’i dërgosh personit tjetër një mesazh të thjeshtë dhe të qartë, si: “Faleminderit që dole. Ishte mirë që të njoha, por nuk ndjej një lidhje romantike dhe jua uroj më të mirat”.

Hulumtimet kanë konfirmuar se shumica e çifteve zihen për shkak të këtyre punëve të shtëpisë
Lexo po ashtu Hulumtimet kanë konfirmuar se shumica e çifteve zihen për shkak të këtyre punëve të shtëpisë

Ndarja është marrëveshje e ndërsjellë

Kur të dy e kanë të qartë vendimin për t’u ndarë dhe për të vazhduar më tej, është shumë mirë ta bëni këtë me tekst.

“Një mesazh SMS që shpjegon arsyet pse marrëdhënia përfundoi është gjithmonë më e lehtë për ata që e dinë se nuk ka kthim në mënyrën se si kanë qenë gjërat dhe kështu shmangin dramën”, thonë ekspertët.

Por, edhe nëse të dyja palët bien dakord, është e rëndësishme që mesazhi të mbahet i qartë dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa informacioni shtesë mund të jetë konfuz.

Jeni të shqetësuar për sigurinë tuaj

Fatkeqësisht, disa marrëdhënie janë toksike dhe në ato raste, një mesazh me tekst mund të sigurojë shtresën e nevojshme të sigurisë.

“Në marrëdhënie me dinamikë të paparashikueshme ose të dhunshme, një ndarje ballë për ballë mund të jetë e dëmshme për mirëqenien tuaj emocionale dhe fizike. Mos harroni, mirëqenia juaj është gjithmonë e para”, thotë avokatja e divorcit Laura Wasser, ndërsa mesazhi duhet të jetë i shkurtër dhe i saktë, i thjeshtë, sikur nuk dëshironi asnjë kontakt të mëtejshëm.

Kur është çasti për t’u ndarë
Lexo po ashtu Kur është çasti për t’u ndarë

Jeni larg njëri-tjetrit

Nëse nuk jetoni afër dhe e shihni rrallë njëri-tjetrin, ndarja me mesazhe është mirë. “Askush nuk do të udhëtojë qindra milje vetëm për t’i thënë personit tjetër se ka mbaruar dhe të dy mund të vazhdoni me jetën tuaj”, pohon Jerry Brook, autor dhe ekspert i marrëdhënieve.

Ndonëse mund të duket sikur po merrni rrugën e lehtë, udhëtimi vetëm për të dhënë lajmin për një ndarje mund të jetë jopraktik dhe i shtrenjtë, ndërkohë që kjo qasje tregon gjithashtu respekt për kohën dhe burimet e personit tjetër.

Shëndeti juaj mendor është në rrezik

Pavarësisht nëse jeni në një lidhje për një kohë të gjatë ose sapo keni filluar, gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për veten. Dhe kur një marrëdhënie po dëmton shëndetin tuaj mendor, mund të jetë koha për t’u larguar.

“Kur ndjeni se dikush e ka kaluar kufirin, ju keni çdo të drejtë ta bëni atë që duhet të bëni për t’u kujdesur për veten tuaj”, thotë ekspertja e marrëdhënieve, Audrey Hope, për Best Life.

Atëherë një mesazh SMS është i pranueshëm, si dhe në situata ku është e vështirë të komunikosh me partnerin për dëshirën për t’u ndarë. Avantazhi i një SMS, nëse formulohet me kujdes, është se ai gjithashtu mund të jetë kuptimplotë dhe në të njëjtën kohë plotësisht i qartë – ka shtuar ajo. /Telegrafi/