LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e fajllave në Facebook

Ndarja e fajllave në Facebook

Facebook ka ca ditë që ka filluar me përditësimin e shërbimit dhe shtimin e mundësisë së ndarjes së fajllave, por vetëm në grupet e Facebookut. Për momentin, sipas shkrimit në faqen Mashable, kjo mund të bëhet vetëm në një numër të vogël të grupeve, por gjatë ditëve në vijim ky funksionalitet pritet të zgjerohet edhe në grupet tjera.

Mund të ngarkohet fajllat me madhësi deri në 25 MB, është ndaluar dhe pamundësuar ndarja e fajllave ekzekutiv (programeve) dhe formateve muzikorë. Shfrytëzuesit gjithashtu kanë mundësi të lajmërojnë përmbajtjet problematike, siç ndodhë tani me fotografitë.

Mundësia e shtimit të fajllave do të zbatohet sikur në fotografinë e bashkëngjitur – duke zgjidhur Upload File.

Supozohet se bëhet fjalë për teknologjinë e kompanisë drop.io të cilën për “pak pare” (10 milion dollarë, që janë pak para në krahasim me një miliard për Instagram) Facebook e bleu dy vite më parë. /Telegrafi/