LAJMI I FUNDIT:

‘Ndaloni propagandën me kamera në zonat e përmbytura’

‘Ndaloni propagandën me kamera në zonat e përmbytura’

Forumi i Patriotëve Mendjehapur ka reaguar se është e papranueshme sjellja e shtetit dhe institucioneve për mënyrën sesi ate merren me krizën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Urgjentisht bëjmë thirrje deri te Qeveria, Ministria e Brendshme, Ministrisë e Mbrojtjes dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza që:

Selia e menaxhimit të krizave të marrë ARM, pasi nuk e di se për të satën herë tregohet se Todorov është vetëm për tu fotografuar, për asgjë tjetër nuk është i aftë.


Telefononi anëtarë të pensionuar të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për t’u angazhuar në pastrimin e përmbytjeve. Bëhet fjalë për profesionistë të provuar të cilët do të përgjigjen për detyrën.

Urgjentisht të zbatohet strategjia për trajtimin e aksidenteve natyrore, sepse sipas nesh për shkak të zgjerimit të ndërtimit të pakontrolluar, Mali Vodno është një nga këto zona më kritike, thuhet në deklaratën e Forumit.

Ata gjithashtu i’u bëjnë thirrje politikanëve për të ndaluar propagandën, për të ndaluar paradën nëpër rajonet e përmbytura për të rritur tensionet, për shkak se siç thonë ata, njerëzit kanë nevojë për ndihmë, jo për tu fotografuar.

Forumi shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në përmbytjet e Shkupit. /Telegrafi/