Ndalohet përdorimi i dronëve mbi shtëpinë e Big Brother VIP
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Është bërë e zakonshme që për banorët e Big Brother VIP të iu vijnë befasi të ndryshme me dron, nga familjarët e tyre apo fansat.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, kur përmes dronit arriti një dhuratë simbolike për Sarah Berishën dhe DJ PM.
Fansat e tyre ua dërguan një bluzë në të cilën ishte e stampuar një fotografi e tyre në të cilën i kërkohej DJ PM që t’i japë një shans Sarës.
Foto: Top Channel
Por, menjëherë pas kësaj, Big Brother VIP ka ardhur me një vendim, në të cilin thuhej se nga sot (e diel), ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram.
Tutje në njoftim shpjegohet se në shtëpi janë të instaluara pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.
Kujtojmë që një befasi e tillë më parë kishte ardhur edhe nga fansat e Fifit, nga vëllai i Donald Veshaj, Romeo, për këngëtarin Sabian Medini dhe për Einxhel Shkira. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.