LAJMI I FUNDIT:

Qese të kamufluara – ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

Qese të kamufluara – ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në burgun e Dubravës.

Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

“Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth orës 10:40 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës. Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të kamufluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike”, bëhet e ditur në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”. Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori