Më 16.10.2025 në orën 20:45 në rrugën "Indira Gandhi" në Shkup, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse në kuadër të SPB Shkup kanë kryer një kontroll ndaj Xh.Sh. (43) nga Shkupi, gjatë të cilit janë gjetur 71 pako polietileni me marihuanë.

Personi është ndaluar sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet një kallëzim përkatës./Telegrafi/