Sipas Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me paratë e gatshme, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

Ky vendim u kritikua nga diplomatë e organizata ndërkombëtare.


Lidhur me këtë çështje, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës u “vizitua” nga ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Guvernatori Ahmet Ismaili në emisionin “Kallxo Përnime” tha se nuk ka kërkesë zyrtare drejtuar BQK-së për pezullim të kësaj Rregulloreje.

“Nuk ka kërkesë për pezullim, të paktën drejtuar BQK-së nuk ka, e as nuk ka diskutim për pezullim”- tha ai për Kallxo.

Ismaili theksoi se ka pasur një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e zbatimit të Rregullores.