Ndalimi i dinarit, guvernatori i BQK-së: Kjo është luftë kundër shpëlarjes së parasë dhe terrorizmit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka dhënë detaje rreth Rregullores së re të BQK-së për operacionet me paratë e gatshme, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024.
Sipas Rregullores, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.
Ky vendim u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për këtë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës e “vizituan” ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ismaili në emisionin “Kallxo Përnime” tha se nuk është i dinjitetshëm diskutimi i vetëm një pike të Rregullores kur ajo në tërësi përmban 50 nene.
“Kjo Rregullore adreson një sërë aspektesh të rëndësishme. Minimizimi që po bëhet vetëm në një diskurs të caktuar siç është ai për përdorimin e vetëm valutës euro është jo i dinjitshme sepse Rregullorja ka 50 nene” – tha ai.
Guvernatori i BQK-së tha se motivet kryesore për vendimin që lidhet me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë është lufta kundër shpëlarjes së parasë, kundër terrorizmit dhe forcimi i integritetit të sistemit financiar.
Ismaili tha se mosveprimi për këtë çështje do të ishte përgjegjësi më e madhe sesa veprimi.
“Fillimisht ky nuk është motiv personal por institucional. Duke qenë guvernator i BQK-së, duke pasë përgjegjësi, duke qenë i njohur me situatën, është e papranueshme nëse nuk kishim marrë veprime. Unë mendoj që në situatën që kemi qenë mosveprimi do të kishte qenë përgjegjësi më e madhe sesa veprimi”- tha guvernatori.
Guvernatori Ismaili ka thënë në “Kallxo Përnime” se çështja e dinarit ishte përmendur edhe në një takim në Bruksel, kur ky kishte qenë si drejtor i Thesarit në atë kohë, por që Brukseli e kishte lënë këtë çështje në duart e Kosovës.
Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje. Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizm nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu. Serbia ka transferu para ‘cash’. Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel. Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpëlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën” – tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit