LAJMI I FUNDIT:

Ndalim 48 orësh për sulmuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi

Ndalim 48 orësh për sulmuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi

Prokuroria i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh Fitim Thaqit, i dyshuar për sulmin e së premtes ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Fitim Thaqi është dorëzuar mbrëmë në Polici, e cila ishte vënë në kërkim të tij.

Avokati Gazmend Halilaj, që mbron me autorizim të dyshuarin për sulm ndaj gazetarit, tha për KALLXO.com se të mbrojturit të tij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas avokatit, prokurorja e rastit, Merita Lumezi, ende nuk ka bërë ndonjë kërkesë për masë të sigurisë.

Fitim Thaqi dyshohet për lëndim të lehtë trupor.

Avokati Halilaj ka treguar se Fitim Thaqi është vetëdorëzuar në Polici dhe se gjatë intervistës në Polici ai e ka pranuar fajësinë.

“I mbrojturi im është vetëdorëzuar në polici, e ka pranuar fajësinë në intervistën në polici dhe ka deklaruar se sulmi ka qenë krejtësisht rast i izoluar, i atypëratyshëm dhe se nuk e ka njohur më parë Vehbi Kajtazin dhe as punën e tij”, tha avokati Halilaj për KALLXO.com.

Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi është sulmuar të premten teksa ishte në një restorant në kryeqytet.

Ndërsa, të shtunën, komuniteti i gazetarëve protestoi kundër sulmit fizik ndaj kolegut të tyre.

Vetë i sulmuari tha se njerëzit që po sulmojnë gazetarët janë të lidhur me politikën.

Ndërsa më 16 gusht të këtij viti ishte sulmuar edhe Parim Olluri, drejtori i Gazetës Insajderi.

Në mars për kërcënimet ndaj gazetarëve kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte caktuar si koordinator prokurorin Besim Kelmendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori