Policia e Kalifornisë përjetoi së fundmi ‘sharmin’ e epokës moderne - ndaloi një makinë, por nuk kishte kujt t'i shkruante një gjobë.

"Gjatë një operacioni për zbatimin e ligjit për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, oficerët tanë vunë re diçka të pazakontë: një automjet autonom bëri një kthesë të paligjshme përpara tyre", shkroi policia e San Brunos në një postim në rrjetet sociale.


Oficerët ndaluan një robotaxi Ëaymo, një Jaguar I-Pace, dhe kontaktuan kompaninë për t'i informuar për incidentin, transmeton Telegrafi.

"Meqenëse nuk kishte shofer njerëzor, nuk mund të lëshohej një gjobë (nuk kemi një seksion 'robot'). Shpresojmë që riprogramimi do të parandalojë kthesat e paligjshme", shtoi policia.

Këtë herë, robotaxi mbeti i pandëshkuar, por policia shpjegoi se "një kuadër ligjor është duke u punuar për t'u lejuar që kompanive t’ju lëshojnë gjoba". /Telegrafi/