Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në një ceremoni solemne të mbajtur në rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova ka ndarë çmimet “Mërgimtari i Vitit” në fushat e parapara sipas ligjit në fuqi.
Gjatë kësaj ceremonie, ku si nikoqir ishte zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, morën pjesë edhe ministri i Diasporës i Maqedonisë, Edmond Ademi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, familja e presidentit Ibrahim Rugova, si dhe tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.
Në këtë ceremoni iu ndanë çmimet pjesëtarëve të diasporës shqiptare për kontributin e tyre dhënë në fushat e ndryshme gjatë vitit, për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, historik e gjuhësor shqiptar.
Çmimet u janë ndarë:
Çmimin “Mërgimtar i vitit” në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e mori Besnik Miftaraj.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” në fushën e kulturës iu dha tenorit të njohur Ramë Lahaj.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” në fushën e sportit iu dha dy futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” në fushën e veprimtarisë afariste iu dha Bekim Brestovcit.
Çmimi i Nderit iu nda Rosario Petta, kryetar i komunës Hora Arbëreshëve në Sicili, dhe Agron Bajrami, themelues e koreograf i shkollës së vallëzimit “Shota” në Zvicër.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” iu dha Mark Gjonajt, ndërsa çmimi “Post Mortem” iu nda ish- futbollistit Fadil Vokrri, njeriu që bëri shumë për njohjen e sportit në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, po në këtë ditë u dhanë edhe çmimet për shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën.
Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha gazetarit nga Danimarka Ixhet Lutfiu për dokumentarin “Zëri i shqiptarëve të Danimarkës, vitet 1965 -1999”.
Çmimi për shkrimin më të mirë në media/portale iu dha gazetares së Kohës Ditore, Elvira Berisha për shkrimin “Realiteti politik i SHBA-së në qëndisjet e artistes shqiptare”.
Ndërsa në bashkëpunim me Komunën e Skenderaj, më 1 gusht u mbajt manifestimi qendror në Prekaz/Skenderaj. Manifestimi nisi me homazhet te varrezat e Jasharëve, për të vazhduar në Skenderaj, me një koncert festiv për nder të bashkatdhetarëve.
Në këtë manifestim, përveç ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, qenë të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, kryetari i bashkisë Piana degli Albanesi në Sicili, arbëreshi Rosario Petta, e përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.
Ministri Gashi dhe homologu i tij, Pandeli Majko, theksuan se nga Prekazi përçohet mesazhi se diaspora është një dhe e pandarë.
“Falënderoj bashkatdhetarët për ndihmesën dhënë vendlindjes në momentet më të rënda, duke kontribuar për lirinë që e gëzojmë sot. Shteti i Kosovës do të jetë mirënjohës për angazhimin, rolin dhe punën tuaj”, tha presidenti Thaçi në fjalën e tij para të pranishmëve.
“Vazhdoni të besoni në atdheun tuaj, në vendin e origjinës. Së bashku ta forcojmë Kosovën, që të bëhet sikur vendet në të cilat jetoni”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Haradinaj.
“Me mburrje e krenari duhet të pranojmë se pa diasporën shteti ynë nuk do të ishte këtu ku ndodhet sot. Duke qenë se diaspora shqiptare është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit pozitiv të mbarë kombit tonë, ne si institucione kemi obligime të mëdha ndaj bashkatdhetarëve tanë, pa marrë parasysh shtetin ku ata jetojnë”, theksoi kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.
Ndërsa, ministri i shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, tha: ”Sa herë shkojmë në vende të ndryshme të botës, themi se shqiptarët kanë një diasporë, sepse shqiptarët kudo që janë, janë një”. Majko u shpreh se duhet të hapet kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se më 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker