LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet “Muslim Mulliqi”

Ndahen çmimet “Muslim Mulliqi”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot për herë të parë çmimet në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”.

Çmimi Kombëtar për vepër Jetësore në fushën e arteve pamore post-mortum iu nda Muslim Mulliqit. Çmimi i dytë Kombëtar për veprimtari jetësore në fushën e arteve pamore iu nda akademik Xhevdet Xhafës, kurse çmimi vjetor për të arriturat ne fushën e artit pamor iu nda Fatmir Krypës.


Ndarjen e çmimeve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se përmes këtyre çmimeve synojnë të ndihmojnë dhe motivojnë ata që merren me artin pamor.

Dy çmimet e para kanë marrë shpërblime në vlerë financiare në vlerë prej 5,000 euro, ndërsa çmimi i tretë në vlerë prej 3,000 euro.