LAJMI I FUNDIT:

Natyra – atraksioni kryesor i Norvegjisë (Foto)

Natyra – atraksioni kryesor i Norvegjisë (Foto)

Norvegjia është një vend ideal për të gjithë ata të cilët kërkojnë t’i kalojnë pushimet në mënyrë tjetër.

Temperaturat e ftohta, pyjet e shumta dhe klima e egër veriore janë ndër gjërat që e karakterizojnë këtë shtet kaq të popullarizuar.


Jehonat e historisë së pasur të këtij shteti janë të përhapura përgjatë tërë territorit, por atraksioni kryesor i Norvegjisë mbetet natyra.

Fjordet lokale janë ndër vendet më të bukura në planet: të heshtura, me sipërfaqe të ujit sikur pasqyre, shkëmbinj mahnitës, ujëvara dhe shumë mrekulli tjera natyrore të cilat ju lënë gojëhapur.

Sidoqoftë, nëse vendosni të shkoni në Norvegji, rekomandohet t’i vizitoni bukuritë natyrore të këtij shteti, disa prej të cilave Telegrafi jua sjellë më poshtë.