LAJMI I FUNDIT:

Natus Vincere fiton PGL MAJOR në CS:GO bashkë me shpërblimin prej 1 milion dollarëve

Natus Vincere fiton PGL MAJOR në CS:GO bashkë me shpërblimin prej 1 milion dollarëve

Rreth 16,000 adhurues të lojës Counter Strike: Global Offensive janë mbledhur në Stokholm për finalen e PGL Major në të cilën janë ballafaquar ekipet Natus Vincere me G2.

Të udhëhequr nga lojtari më i mirë në botë i këtij sporti, “s1mple”, favoritët e turneut Navi (Natus Vincere) kanë arritur t’i mposhtin kundërshtarët 2:0 me map-a për ta fituar PGL Major Stockholm 2021 dhe gjithashtu shpërblimin prej 1 milion dollarëve.

Në këtë lojë, strategjia ekipore dhe komunikimi luajnë rol tejet të rëndësishëm po aq sa talenti individual, shpejtësia e ekzekutimit dhe saktësia e aim.

E këto të gjitha i ka dëshmuar ekipi Natus Vincere përgjatë tërë turnirit, duke përfshirë edhe në finale që ka arritur t’i fitojë dy mapa (Ancient dhe Nuke).

Vlen të ceket se në map-ën e dytë, ekipi G2 ishin shumë afër për të fituar dhe për ta çuar finalen në map-ën e 3-të, por lojtari “NIKO” dështoi ta bënte eliminimin krucial të lojtarit “s1mple”, gjë e cila u shkaktoi atyre edhe humbjen e të gjithë finales!

Përndryshe, në këtë finale madhështore ka pasur prezent edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët janë shfaqur me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, ndërkohë që të veshura i kanë pasur fanellat e ekipit më të mirë shqiptar të kësaj loje, “BLINK”. /Telegrafi/