LAJMI I FUNDIT:

NATO tregon unitet për Rusinë dhe Afganistanin

NATO tregon unitet për Rusinë dhe Afganistanin

Rusia dhe misioni i trupave të huaja në Afganistan po e dominojnë ditën e dytë dhe të fundit të Samitit të NATO-s, në Varshavë.

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë pajtuar për trajnimin e forcave të sigurisë së Afganistanit deri më 2017, duke e zgjatur kështu mandatin e misionit përkrahës në këtë vend, ka thënë në një konferencë me gazetarë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Afganistani “vazhdon të përballet me dhunë dhe jostabilitet serioz”, edhe një dekadë e gjysmë pas largimit të talibanëve nga pushtetit, ka thënë në Varshavë, Stoltenberg.

Dita e parë e këtij samiti është dominuar nga vendimi tashmë i marrë për vendosjen e forcave shtesë në kufirin lindor të aleancës me Rusinë çdo herë e më agresive.

Mirëpo, dita e dytë ka nisur me takimin me presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe shefin ekzekutiv të këtij vendi, Abdullah Abdullahu. Pas takimit, Stoltenberg ka thënë se do të vazhdojnë edhe fondet për forcat afgane deri më 2020, ndërsa shuma do të mbesë ajo që tashmë është ndarë, 5 miliardë dollarë në vit.

Shumica e këtyre fondeve ndahen nga SHBA-ja, por Stoltenberg ka thënë se aleatët tjerë kanë premtuar se do të ndajnë deri në 1 miliard në vit.

“Mesazhi ynë është i qartë, Afganistani nuk qëndron vetëm, ndërsa ne jemi të përkushtuar për këtë barrë të gjatë”, ka thënë gjatë konferencës së sotme, Stoltenberg.

Ai ka shtuar se edhe numri i ushtarëve të huaj në Afganistan gjatë vitit 2017 do të mbesë i pandryshuar, “rreth 12 mijë ushtarë” , ndonëse numri i saktë i trupave të huaj në Afganistan do të vendoset gjatë vjeshtës.

Stoltenberg e ka përshëndetur vendimin e presidentit Barack Obama që të mbajë 8400 trupat amerikane në Afganistan deri në fund të mandatit të tij, në janar të vitit 2017.

Forcat e huaja që udhëhiqen nga amerikanë kanë hyrë në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, duke larguar talibanët nga pushteti pasi grupi militant e mbronte liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden.

Mirëpo, kryengritësit islamik nuk janë mundur, madje kontrollojnë më shumë territore në krahasim me periudhën pas 2001-s.

Krejt në fund të kësaj dite, liderët e vendeve anëtare pritet të takohen me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, takim ky që është pjesë e Komisionit NATO – Ukrainë.

NATO-ja ka vendosur për të rritur mbrojtjen e saj në lindje të nxitur nga shqetësimet për qëllimet e Rusisë, e cila në vitin 2014 e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, ndërsa rregullisht përkrah separatistët pro-rusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Një marrëveshje paqeje e arritur në Minsk të Bellorusisë dhe e ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca, kishte vendosur armëpushim, por ai është shkelur rregullisht derisa separatistët pro-rusë vazhdojnë të kontrollojnë disa pjesë të rajoneve ukrainase.

Gjatë ditës së parë, të premten, udhëheqësit e NATO-s miratuan vendosjen e forcave të armatosura në lindje të Evropës, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresivitetit në rritje nga Rusia.

Aleanca ushtarake zyrtarisht autorizoi katër batalione shumëkombëshe, me nga 1,000 trupa, të cilat do të udhëhiqen nga Kanadaja, Gjermania, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Ato do të vendosen në Poloni dhe në tri Shtetet Baltike: Letoni, Lituani dhe Estoni.

“Mesazhi kryesor është se aleanca është unike, ne qëndrojmë së bashku në qasjen tonë të mbështetur në mbrojtje, mbrojtje të fuqishme, por edhe dialog kolektiv”, ka thënë të shtunën Stoltenberg duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Varshavë.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt kundër ndonjë prej aleatëve të NATO-s”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ai ka shtuar se NATO-ja nuk ka partneritet strategjik me Rusinë, porse as nuk është e përfshirë në një “Luftë të re të Ftohtë”.

Batalioni që do të udhëhiqet nga SHBA-ja, do t’i shtohet një brigade ushtarake shtesë amerikane, për të cilën zyrtarët amerikanë në fillim të këtij viti kanë thënë se do të vendoset në Evropën Lindore. Këto shtesa e çojnë në 3 numrin e brigadave amerikane në Evropë. Një brigadë përmban nga 4200 deri në 4500 trupa.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë kërcënon vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar presidenti Obama në një koment të publikuar në gazetën Financial Times, disa orë para fillimit të samitit.

Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet në vendet lindore të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe Shtetet Baltike, të cilat kanë qenë nën kontrollin e Moskës deri në rënien e komunizmit dhe në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, një çerek shekulli më parë.

Krahas forcës ushtarake, qeveritë perëndimore kanë thënë se nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin, Rusia ka përdorur sulmet kibernetike, propagandën dhe metoda të tjera në përpjekje për të destabilizuar vendet evropiane dhe për të minuar unitetin perëndimor.

Rusia e ka kritikuar planin për ushtarë shtesë të NATO-s në kufirin me të.

Konstantin Kosachyov, udhëheqësi i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Lartë të Parlamentit rus, ka thënë se numri i shtuar i ushtarëve është sikur “ndërtimi i një pende në shkretëtirë”, ndërsa zëdhënësi i Putinit ka thënë të premten se është “absurde të flitet për kërcënim nga Rusia”.

Në komentet e bëra nga Obama thuhet se “ndonëse shtetet tona mbesin të hapura për marrëdhënie më konstruktive me Rusinë, ne duhet të pajtohemi se sanksionet ndaj Rusisë duhet të mbesin derisa Moska të implementojë të gjitha obligimet e saj” sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minsk.

Këshilli NATO – Rusi, i themeluar në vitin 1990, pritet të takohet javën e ardhshme për herë të dytë brenda këtij viti. Këshilli ishte pezulluar në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori