LAJMI I FUNDIT:

NATO do të mbajë takim urgjent, Polonia aktivizon Nenin 4

NATO do të mbajë takim urgjent, Polonia aktivizon Nenin 4

NATO do të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Polonisë, e cila thirri Nenin 4 të traktatit të NATO-s, pasi dy persona vdiqën në një shpërthim në Przewodow, një fshat në lindje të Polonisë,  pranë kufirit me Ukrainën, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se në lindje të Polonisë kanë rënë dy raketa ruse, ndërsa Pentagoni bëri të ditur se nuk ka informacione për të konfirmuar nëse ishin raketa ruse, transmeton Telegrafi.

Neni 4 i traktatit të NATO-s, mbulon skenarin në të cilin një shtet anëtar ndihet i kërcënuar nga një vend tjetër ose një organizatë terroriste.


“Palët do të konsultohen me njëra-tjetrën sa herë që sipas mendimit të secilës palë, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e secilës palë”, thuhet ndër tjerash.

Më pas, 30 shtetet anëtare fillojnë konsultimet formale me kërkesë të anëtarit të prekur.

Në bisedime shqyrtohet nëse ka kërcënim dhe si të kundërshtohet, kurse vendimet merren unanimisht.

Megjithatë, Neni 4 nuk do të thotë se do të ketë presion të drejtpërdrejtë për të vepruar.

Ky mekanizëm konsultimi është lansuar disa herë në historinë e NATO-s. Një shembull është një vit më parë, kur ushtarët turq u vranë në një sulm nga Siria.

Në atë rast NATO-ja është konsultuar, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori