LAJMI I FUNDIT:

NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet

NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet
epa06084942 North Atlantic Treaty Organization (NATO) Secretary General Jens Stoltenberg speaks at a news conference following a meeting of the NATO-Russia Council, in Brussels, Belgium, 13 July 2017. Media reports state that the Council reportedly discussed topics regarding the situations in Ukraine and Afghanistan as well a recent 'incidents' involving Russian and NATO countries' planes in international airspace. EPA/THIERRY MONASSE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia dhe Bjellorusia nuk i kanë respektuar përkushtimet e tyre ndërkombëtare që të jenë plotësisht transparente për ushtrimet ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm në Bjellorusi.

Në një intervistë të djeshme për agjencinë AP, Stoltenberg tha se Rusia po i shfrytëzon “paqartësitë” në marrëveshje, për ta minimizuar numrin e personelit të NATO-s, të cilët do të jenë vëzhgues në ushtrimet e njohura me emrin “Perëndimi”.


Sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të njohura si Dokumenti i Vjenës, shtetet që organizojnë ushtrime ushtarake, me më tepër se 13 mijë ushtarë, duhet t’i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues.

Bjellorusia ka njoftuar se në këto ushtrime do të marrin pjesë, 12,700 ushtarë, pra nën kufizimin e paraparë. Por, anëtarët e NATO-s kanë shprehur dyshime se shumë më tepër ushtarë do të marrin pjesë në këto manovra.

Derisa NATO-ja në mënyrë rutinore e thërret Rusinë që t’i vëzhgoj ushtrimet e aleancës, “Rusia kurrë nuk e ka ftuar asnjë aleat të NATO-s që ta vëzhgoj ndonjë ushtrim të tyre, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Stoltenberg,

Rusia i ka hedhur poshtë shqetësimet e NATO-s për ushtrimet ushtarake, duke thënë se ato janë të rregullta dhe se “nuk janë agresion, siç konsiderojnë disa vende”.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori