LAJMI I FUNDIT:

NATO pret që Finlanda e Suedia t’i bashkohen shpejtë Aleancës Veri-Atlantike

NATO pret që Finlanda e Suedia t’i bashkohen shpejtë Aleancës Veri-Atlantike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se shpreson që ratifikimi i marrëveshjes me Suedinë dhe Finlandën sa i përket pranimit në Aleancën Veri-Atlantike, do të ndodhë shumë shpejtë.

“Do të marrim vendim në Samit që ta ftojmë Suedinë dhe Finlandën, që të bëhen anëtare të NATO-s dhe atë shumë shpejt”, tha Stoltenberg para gazetarëve, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë se që të dy vendet kanë aplikuar për anëtarësim në NATO kah mesi i muajit maj, kurse ishte pikërisht Turqia ajo që synonte ta bllokonte këtë veprim të tyre pasi kishte vërejte për këto vende se po strehojnë gylenistë dhe kurdët e PKK-së.

Pas heqjes së bllokadës së Turqisë që i hap rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO – reagon Stoltenberg
Lexo po ashtu Pas heqjes së bllokadës së Turqisë që i hap rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO – reagon Stoltenberg

Megjithatë mbrëmë në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, njoftoi se Turqia ka hequr bllokadën, duke i hapur rrugë procesit të anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë.

“Pas ftesës, duhet ratifikuar procesi në 30 parlamente. Kjo gjithmonë kërkon pak kohë, por shpresoj që kjo do të kryhet më shpejt se zakonisht, për faktin se Aleanca është e gatshme të ratifikojë procesin që të ndodh sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Stoltenberg.

E marrëveshjen trepalëshe, Turqi, Finlandën e Suedi e kanë përshëndetur liderët e fuqive perëndimore – duke filluar nga presidenti amerikan Joe Biden e kryeministri britanik Boris Johnson. /Telegrafi/