LAJMI I FUNDIT:

NATO përdor Facebook dhe Twitter për spiunim

NATO përdor Facebook dhe Twitter për spiunim

Aleanca veri-atlantike në planet e saj për bombardimin e shtetit të Libisë ka planifikuar të përdor edhe rrjetet sociale si Facebook e Twitter.

Zëdhënësi i operacioneve të NATO’s në Libi, Mike Braken në Bruksel, ka deklaruar se aleanca e ushtrive të botës përdor çdo burime të mundshëm për mbledhjen e informacioneve.

Përveç informacioneve të brendshme, NATO mbledh informata edhe nga burime të jashtme, duke përfshirë edhe ato të internetit, ndërsa zëdhënësi i saj thotë se ata madje përcjellin edhe zhvillimet në rrjetin social Twitter.

Sipas përfaqësuesve të NATO’s për luftën në Libi, njerëzit e këtij vendi japin informacione të rëndësishme për aleancën, pasi që ata tregojnë se ku gjenden forcat e Gadafi’t, cilat lagje të bombardohen etj. / Telegrafi /