LAJMI I FUNDIT:

NATO-ja kërkon hollësi rreth pakësimit të trupave të SHBA-së në Gjermani

NATO-ja kërkon hollësi rreth pakësimit të trupave të SHBA-së në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca po kërkon hollësi rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të ulur numrin e trupave të SHBA në Gjermani.

Ai i bëri komentet të martën, ndërkohë që propozimi për shkurtimin e trupave i ka kapur aleatët në befasi.


Presidenti Trump, i cili e ka kritikuar Gjermaninë se nuk po shpenzon sa duhet për mbrojtjen, konfirmoi të hënën njoftimet e javës së shkuar për një shkurtim të 9,500 trupave amerikane në Gjermani.

Nëse ndodh, kjo do të ishte hera e parë që presidenti i SHBA vë në jetë kërcënimin për të pakësuar mbështetjen në Evropë.

“Ende nuk është vendosur se si dhe kur do të vihet në jetë ky vendim”, tha zoti Stoltenberg në një videokonferencë shtypi.

Ai tha se kishte biseduar me Presidentin Trump e me zyrtarë të tjerë të SHBA dhe se ishte duke u këshilluar me ministren gjermane të mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila tha javën e kaluar se nuk ishte informuar për vendimin.

“Është një marrëveshje dypalëshe midis SHBA dhe Gjermanisë, por natyrisht ka rëndësi për tërë aleancën”, tha zoti Stoltenberg.

Ai pohoi se i kishte thënë Presidentit Trump se trupat amerikane në Evropë nuk janë thjesht për mbrojtje territori, por lejojnë Shtetet e Bashkuara të projektojnë fuqinë përtej kontinentit.

Javën e kaluar, një zyrtar amerikan tha se vendimi ishte rrjedhojë e shumë muajve punë dhe nuk kishte asnjë lidhje me tensionet mes Presidentit Trump dhe kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nuk e pranoi planin e tij për një samit të Shtatëshes, nën mikpritjen e tij, me pjesëmarrje fizike të udhëheqësve.

Shtetet e Bashkuara ende nuk i kanë informuar aleatët për vendimin, por mund të përdorin për këtë qëllim një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s që mbahet të mërkurën dhe të enjten me videokonferencë, thanë dy diplomatë të aleancës.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara do të mbajnë në Evropë një personel ushtarak prej rreth 50,000 vetash. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori