Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të stabilizohet situata në rajon.

“Ushtria ukrainase nuk është e aftë të krijojë paqe në Lindje, ndërsa përpjekjet diplomatike dolën të pasuksesshme”, tha ai për Deutschlandfunk, transmeton Telegrafi.


Kujat shtoi se për t’u shmangur situata në të cilën Rusisë nuk i mbetet gjë tjetër pos invadimi, duhet të veprohet bashkërisht.

“Në këtë rast, modeli i Kosovës, pra kontingjenti i KFOR-it ku kishte edhe ushtarë rusë, për mua është e arsyeshme dhe më e mundshma”, shton Kujat. /Telegrafi/