LAJMI I FUNDIT:

Naser Rugova: Presidenti Rugova kishte propozuar themelimin e Prokurorisë Speciale në Kosovë gjatë vitit 2004

Naser Rugova: Presidenti Rugova kishte propozuar themelimin e Prokurorisë Speciale në Kosovë gjatë vitit 2004

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova thotë se Kosova  është kërcënuar nga ambasadorët e huaj kur është tentuar shfuqizimi i Specialja.

Rugova në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ka qenë në presion për të zgjedhur në mes të dy rrugëve sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale.

“Ose të votohet në Kuvend ose do ta themelonte OKB-ja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së thotë se edhe ish-Presidenti Rugova në një takim me liderët politikë të kohës në vitin 2004 ka propozuar themelimin e një prokurorie speciale për krime lufte pasi të njëjtën gjë e kishte bërë Serbia dhe Kosovës mund t’i dilnin probleme.

“Presidenti Rugova u ka thënë troç: “E ka formuar Serbia Prokurorinë Speciale në Beograd, ta formojmë edhe ne se do të na dalin probleme zinxhirore”. Këtë ma ka thënë një lider që sot mund të jetë njëri ndër nëntë tjerët të akuzuar që nuk u është përmendur emri”.

Rugova thotë se një moment i vështirë për Kosovë ka qenë kur është tentuar shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

“Ambasadorët e SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë na kanë thënë se po luani me themelet e shtetit të Kosovës”.

Ish-deputeti i LDK-së thotë se qysh në vitin 2015 ka qenë kundër drejtësisë selektive monoetnike.

“Konsideroj që raporti i Dick Marty-t na ka dëmtuar si shtet. Në si shqiptarë njihemi si popull që kemi bërë gjithmonë luftë të pastër”, tha ndër të tjera Naser Rugova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori