Napoli konfirmon transferimin e yllit të madh nga PSV Eindhoven

Napoli ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin holandez, Noa Lang nga PSV Eindhoven.
Tashmë është zyrtare. Lang do të jetë lojtari më i ri i klubit nga Diego Maradona Stadium.
“SSC Napoli njofton blerjen e përhershme të Noa Noell Lang nga PSV Eindhoven”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Klubi italian thuhet se do të paguajë 25 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse për 26-vjeçarin.
PSV Eindhoven do të marrë gjithashtu 10% të çdo tarife transferimi në të ardhmen.
Lang, i njohur për talentin dhe kreativitetin e tij, i shton thellësi opsioneve sulmuese të Napolit përpara sezonit të ri. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































