LAJMI I FUNDIT:

Napoli arrin marrëveshje me PSV-në, afër zyrtarizimi i Lozanos

Napoli arrin marrëveshje me PSV-në, afër zyrtarizimi i Lozanos
Hirving Lozano (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i PSV-së, Hirving Lozano më në fund është i lirë të nënshkruajë për Napolin, pasi një marrëveshje prej 42 milionë eurosh thuhet se u arrit mes dy klueve.

Lazono ka treguar formë të lartë në vitet e fundit me klubin holandez dhe kombëtaren e Meksikës duke u bërë kështu një objektiv real i italianëve.

Sipas mediumeve Voetbal International dhe Tuttomercatoweb, Lozano ka vendosur për Napolin, me klubet dhe lojtarin që kanë arritur marrëveshje totale rreth transferimit.


Dhjetë transferimet e mëdha që ende mund të ndodhin – Neymar, Icardi, Dybala e Coutinho mund të ndryshojnë mjedis
Lexo po ashtu Dhjetë transferimet e mëdha që ende mund të ndodhin – Neymar, Icardi, Dybala e Coutinho mund të ndryshojnë mjedis

Sidoqoftë, testet mjekësore nuk pritet të kryhen deri të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

Kjo pasi sipas Voetbal International, PSV ka ende ‘çështje administrative’ për përfunduar me ish-klubin e lojtarit, meksikanët e Pachucas.

Lozano llogaritet si njëri nga talentët më premtues në botë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Tuttomercatoweb, nga ana tjetër, pretendon se vonesa ka të bëjë me detajet e fundit të mbetura mbi të drejtat e imazhit.

Sidoqoftë, ai do të bëhet një shitje rekord për klubin holandez dhe nga ana tjetër – blerja më e kushtueshme në historinë e Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori