LAJMI I FUNDIT:

Naomi, Gisele dhe Adriana bashkëpunojnë sërish me Victoria’s Secret

Naomi, Gisele dhe Adriana bashkëpunojnë sërish me Victoria’s Secret
(Foto: Page Six)

Supermodelet e njohura, Naomi Campbell, Gisele Bundchen dhe Adriana Lima, janë fytyrat e fushatës së re të Victoria’s Secret.

Gjegjësisht, marka e njohur e modës vendosi të rikthejë disa nga modelet e saj më të famshme për koleksionin e ri, “The Icon by Victoria’s Secret”, ku përfshihej bashkëpunimi me tri bukuroshet e popullarizuara. Gjithashtu, në fushatën e re merr pjesë edhe Candice Swanepoel.


Pjesë e kësaj fushate të realizuar nga fotografi Mikael Jansson janë po ashtu edhe modelet Hailey Bieber, Emily Ratajkowski, Paloma Elsesser, Sui He dhe Adut Akech.

Koleksioni i ri është aktualisht në dispozicion vetëm për anëtaret më besnike të brendit dhe do të jetë i disponueshëm për klientet e tjera nga sot (e enjte).

Koleksioni përfshin madhësi që varirojnë nga 32A-44DDD dhe XS-XXL në nuanca neutrale, si dhe nuanca argëtuese si roza dhe e gjelbër e errët. Megjithatë, videoja e fushatës është realizuar bardh e zi.

Campbell, Bundchen dhe Lima treguan edhe një herë sesi duken trupat e tyre pas shumë vitesh pushime nga sfilatat e modës.

Naomi dhe Gisele nuk kanë punuar për Victoria’s Secret që nga viti 2005, kurse Adriana u largua zyrtarisht nga marka e modës në vitin 2018, por së fundmi njoftoi një bashkëpunim me këtë brend, ku reklamoi një parfum të ri. /Telegrafi/