LAJMI I FUNDIT:

Naomi dhe Bella pozojnë së bashku në Muzeun e Artit Islamik në Katar

Naomi dhe Bella pozojnë së bashku në Muzeun e Artit Islamik në Katar
(Foto: Instagram/bellahadid)

Supermodelja e famshme, Naomi Campbell dhe modelja Bella Hadid, e kanë vizituar Muzeun e Artit Islamik në Katar.

Reklama

Bella ka postuar një seri fotografish në profilin e saj në Instagram, në të cilat pozon me kolegen e famshme dhe për disa orë kanë marrë qindra mijëra pëlqime.

Për ceremoninë e hapjes së muzeut, 26-vjeçarja zgjodhi një fustan të zi, të ngushtë dhe kishte vendosur një shall të zi në kokë. Naomi zgjodhi një kostum bardh e zi dhe një model flokësh të thjeshtë.

(Foto: Instagram/bellahadid)

Ndryshe, Bella së fundmi ka deklaruar se do të donte që në fëmijëri të kishte studiuar dhe praktikuar fenë e saj, e cila ishte një ëndërr që nuk u realizua.

“Doja të rritesha pranë babait tim dhe të studioja çdo ditë, përgjithësisht të jetoja në kulturën myslimane, por nuk më lejuan ta bëja këtë”, tha njëra nga femrat më të bukura në botë.

(Foto: Instagram/bellahadid)

Hadid është vajza e supermodeles holandeze dhe ish-yllit televiziv, Yolanda Hadid me biznesmenin palestinez, Mohamed Hadid. Pas divorcit të tyre, Bella u detyrua të transferohej në Santa Barbara të Kalifornisë me nënën, vëllanë Anëar dhe motrën Gigi.

Në intervistën e saj të fundit me revistën GQ, ajo shpjegoi se si, pasi u shpërngul, asaj iu “privua mundësia për të eksploruar historinë e saj”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Në trend Femra

Më shumë
Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Moda
Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Keshilla Modë
Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Në çift
Syzet e mëdha të zeza që i duam: Zgjidhni ndër pesë variante stilesh

Syzet e mëdha të zeza që i duam: Zgjidhni ndër pesë variante stilesh

Aksesorë
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Dua bebe
Yllka Brada prezanton koleksionin

Yllka Brada prezanton koleksionin "Unity" në 'Skopje Fashion Festival'

Femra
Kalo në kategori