Naomi Campbell, e njohur si një nga divat më të mëdha të showbizit, mbeti besnike ndaj reputacionit të saj kur u largua nga festa e promovimit të veturës së saj të re me BMW vetëm pas shtatë minutash.
Duke lansuar partneritetin e tyre të ri gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, BMW ka organizuar një festë “ekskluzive” mbrëmjen e së mërkurës për të festuar lansimin e veturës së frymëzuar nga Naomi, ku një veturë e veshur me të purpurt u quajt ‘Mystique Allure’.
Festa u mbajt në “BMW World”, përballë hotelit të famshëm Carlton në Kanë Croisette, ku qindra persona u mblodhën në ambientin e vogël të jashtëm për të parë Naomin duke zbuluar krijimin e saj të fundit, shkruan DailyMail.
Duke mbërritur në orën 10:30, një orë e gjysmë pas fillimit të ngjarjes, Naomi, 53 vjeçe, u prezantua nëpërmjet një rrugës së shndritshme të purpurt.
E veshur me një uniformë me frymëzim ushtarak, ajo doli përpara turmës dhe mbajti një fjalim të shkurtër duke falënderuar BMW-në, teksa pozoi për disa fotografi para veturës dhe u largua.
Naomi pozoi gjatë paraqitjes së shkurtër së bashku me Alton Mason, modelin amerikan 26 vjeçar, i cili dukej shumë i shkathët me një kostum të zi dhe jelek, ndërsa ekspozoi gjoksin e tonifikuar në një këmishë të bardhë të hapur.
Mendohet se Naomi më pas u largua për të marrë pjesë në një festë të Christian Dior në tarracën e madhe të hotelit JW Marriott ku iu bashkua Anya Taylor-Joy, 28 vjeçe dhe Chris Hemsworth, 40 vjeç, dhe qëndroi deri në orët e para të mëngjesit.
Naomi nënshkroi një marrëveshje me BMW në prill të vitit të kaluar dhe tani ka dizajnuar modelin e saj të serisë XM.
Megjithëse shifra e marrëveshjes është e panjohur, mendohet që vlera të jetë në gjashtë shifra – sikurse kontrata të tjera të saj me vlerë të madhe. Raportimet e mëparshme sugjerojnë se supermodelja është paguar deri në miliona euro për disa marrëveshje dhe bashkëpunime.
Me një vlerë neto prej 80 milionë funtesh (93.2 milionë euro), Naomi ka punuar më parë me marka luksoze si: Versace, Ralph Lauren, Yves Saint Laurent dhe Chanel.
Thuhet se i frymëzuar dhe dizajnuar nga supermodelja, mjeti ishte i veshur me flori të purpurt të cilat thuhet se janë “qepur me dorë”.
“Faleminderit gjithë ekipit në BMW për realizimin e kësaj”, tha Naomi mbrëmë. “Kana është e gjitha për modën, glamurin. Por sigurisht që gjithçka qëndron në artin e kinemasë dhe platformës që u jep krijuesve për të treguar pasionin, ëndrrat e tyre dhe të tregojnë tregime të cilat na bëjnë të ëndërrojmë dhe të fantazojmë dhe të vazhdojmë të jetojmë jetën”.
Duke folur për makinën e re, Naomi tha: “Është shumë në modë, është inovative, është e lartë në teknologji dhe është në ngjyrën time të preferuar”.
Gjithashtu ishin të pranishëm në ngjarjen e mbrëmjes së djeshme kompozitori Hans Zimmer, 66 vjeç, i cili ndihmoi në dizajnimin e tingullit të makinës. Ai hipi në automjet dhe lidhi telefonin e tij për të luajtur “muzikën e tij të vet”.
Duke qëndruar afër Naomit ishte edhe stilisti i saj Law Roach, i cili së fundmi ka shpërthyer në popullaritet pasi stiloi veshjet e Zendayas për turneun e saj të premierës së “Challengers”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit