LAJMI I FUNDIT:

Nait Hasani dyshon se mos lejimi i shkëmbimit të territoreve dhe taksa e çuan Haradinajn përsëri në Hagë

Nait Hasani dyshon se mos lejimi i shkëmbimit të territoreve dhe taksa e çuan Haradinajn përsëri në Hagë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka hedhur dyshimet e tij pse Ramush Haradinaj është ftuar përsëri në Hagë.

Hasani në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ftesa ndaj Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale për të ishte e befasishme për shkak të dy paraqitjeve të tij të mëparshme para Gjykatës së Hagës.


“Edhe herën e parë Haradinaj tregoi se për të më i rëndësishëm është vendi se pozicioni që kishte në shtet. Në këtë aspekt, as atëherë as sot, Haradinaj nuk ka dashur që shteti të del para drejtësisë, ose qeveria apo kryeministri. Ai më këtë veprim ka bërë një akt njerëzor, familjar e një akt ushtarak”.

Deputeti i PDK-së thotë se thirrja për së dyti që iu bë Haradinajt duhet të ketë një shkak që do analizë.

“Haradinaj e ka ngritë qeverinë në aspektin politik para bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hasani hedh edhe dyshimet e tij që mund të kenë ndikuar që Haradinaj të ftohet nga Gjykata Speciale.

“Çështja e parë që mund të ketë ndikuar në këtë drejtim është moslejimi i shkëmbimit të territoreve. Çështja e dytë është vendosja e taksës për mallrat serbe. Për mua këto janë bazat kryesore që lëkundën këtë qeveri”.

Deputeti i PDK-së thotë se me taksën, shkëmbimin e territoreve dhe asociacionin e komunave serbe kjo qeveri është fuqizuar para faktorin ndërkombëtarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori