Radja Nainggolan ka filluar testet e tij mjekësore me Cagliarin, derisa ka thënë se Interi nuk i dha një shans tjetër.

Belgu është vendosur të transferohet te rivali i Neraazzurëve për herë të tretë në karrierën e tij.


Inter dhe Cagliari kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e ish-yllit të Romës. Nainggolan do të transferohet edhe një herë në Sardegna Arena me një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Naingolan 1 e1601987535205

Duke folur për ANSA para fillimit të kontrolleve të tij mjekësore me Rossoblu në Villa Stuart të Romës të mërkurën, Nainggolan tha: "Interi nuk më dha një shans, unë jam i lumtur të kthehem në Cagliari edhe nëse nuk është ende zyrtar".

32-vjeçari ka luajtur në Cagliari si huazim sezonin e kaluar, por ka luajtur vetëm 45 minuta me Interin deri më tani në fushatën aktuale.

Kontrata e tij me Nerazzurrët skadon në qershor  të vitit 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app