Nainggolan e dëshiron me ngulm rikthimin te Roma
Radja Nainggolan shpreson që të rikthehet te Roma, derisa është i penduar për largimin nga Olimpico.
Mesfushori belg e kishte shkëlqimin më të madh në karrierë pikërisht te Giallorossët, mirëpo zgjodhi të kalonte te Interi.
Nerazzurët e mbajtën atë për një sezon, derisa me ardhjen e Antonio Contes në krye të skuadrës, ai u huazua te Cagliari.
Interi është i gatshëm që t’i dëgjojë ofertat për të, por që të drejtën e tij për blerje e ka Cagliari.
Nëse mesfushori e bind skuadrën ku qëndron aktualisht për mos blerjen e tij, Roma mund të rikthejë atë në skuadër.
Nainggolan kishte luajtur për katër vite te romakët, derisa kishte kaluar te rivali i Serie A-s për 38 milionë euro. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























