LAJMI I FUNDIT:

“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt dyshon se vajza iu vra për përfitime financiare

“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt dyshon se vajza iu vra për përfitime financiare

Babai i Liridona Ademaj-Murseli, Hajdar Ademaj, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e të bijës së tij, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj.

Babai i viktimës ka thënë për News24 se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili është arrestuar të premten si i dyshuar për këtë vrasje.

Ai është shprehur i indinjuar duke thënë se Naimi i ka “prerë në besë”, ndërsa ka shtuar se ai ka dyshuar kur dhëndri i ka thënë se hajdutët i kanë kërkuar Liridonës para, por ajo ka refuzuar t’i japë.


Vrasja e Liridona Murselit, Prokuroria: Kërkesa për masë të paraburgimit ndaj tre të dyshuarve brenda afatit do t`i dorëzohet gjykatës
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Murselit, Prokuroria: Kërkesa për masë të paraburgimit ndaj tre të dyshuarve brenda afatit do t`i dorëzohet gjykatës

Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë”, ka thënë babai i Liridonës.

Ai tutje është shprehur se Liridona asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin.

Hajdar Ademi ka thënë se dyshojnë që Naimi e vrau Liridonën për përfitime financiare.

“Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit”, ka theksuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori