LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Shpenzimet kapitale në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë qenë afër 2 milionë euro

Nagavci: Shpenzimet kapitale në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë qenë afër 2 milionë euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arbërie Nagavci sot ka parë nga afër investimet që po bëhen për përmirësimin e infrastrukturës në Universitetin “Haxhi Zeka”, në Pejë.

Nagavci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 shpenzimet kapitale në këtë universitet kanë qenë rreth 2 milionë euro.


“Për ndërtimin e objektit të ri për Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetit të Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit. Projekti për këtë objekt ka sipërfaqe prej 6000 m2. Për finalizimin e Fakultetit të Arteve janë kryer rregullime/renovime në objektin e Fakultetit Juridik. Po vazhdon puna për krijimin e infrastrukturës së nevojshme fizike ndërkohë që në fokus kemi ngritjen e cilësisë akademike dhe kërkimore, si dhe në forcimin e lidhjeve me tregun e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se si Ministri e Arsimit do të vazhdojnë mbështetjen për të gjitha universitetet publike pa dallim. /Telegrafi/