Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka përshëndetur operacionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me prokurorinë, policinë dhe inspektoratin policor.
Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky operacion sipas njoftimit është rezultat i një hetimi një vjeçar, i bashkëpunimit të institucioneve e agjencive shtetërore, por edhe i aktivizmit qytetar, presionit publik sikurse dhe angazhimit të deputetëve e komisionit funksional të Kuvendit të Republikës.
Lexoni më poshtë postimin e saj të plotë:
Përshëndesim operacionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe bashkëpunimin ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor. Ky operacion sipas njoftimit është rezultat i një hetimi një vjeçar, i bashkëpunimit të institucioneve e agjencive shtetërore, por edhe i aktivizmit qytetar, presionit publik sikurse dhe angazhimit të deputetëve e komisionit funksional të Kuvendit të Republikës. Aksione të tilla, rezultatet konkrete në luftimin e krimit e korrupsionit duhet të jenë të vazhdueshme e të natyrshme. Secili institucion dhe zyrtar publik duhet të kryej me kompetencë, përgjegjësi e nderë detyrën që merr përsipër. Operacionit i Policisë së Kosovës, nuk zëvendëson obligimin e ministrit të punëve të brendshme, zt.Veliu, të mbajë të informuar Kuvendin për secilën çështje që është me interes, ashtu sikurse ishte dhe Interpelanca e djeshme e ftuar nga LV! në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Patrullimi i pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë nëpër rrugët e fshatit Karaçevë u regjistrua nga banorët e fshatit, u dëshmua nga të pranishmit si dhe u konfirmua nga Policia e Kosovës, andaj është detyrë e institucioneve të sigurisë mbrojtja e integritetit të vendit , e secilit qytetarë. Ndërkohë dhe Kuvendi duhet të miratoi Rezolutën e propozuar nga LV! me dy pikat si mē poshtë:
- Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjithë mekanizmat kushtetues e institucional për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
- Brenda dy muajve të vendoset një nën-stacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker