LAJMI I FUNDIT:

​Nagavci akuzon Qeverinë Hoti për dështim të menaxhimit me pandeminë COVID-19

​Nagavci akuzon Qeverinë Hoti për dështim të menaxhimit me pandeminë COVID-19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeminsitri Avdullah Hoti në lidhje me menaxhimin e pandemisë me coronavirus.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci thotë se shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 po rriten me shpejtësi e situata po bëhet alarmante.

Nagavci konsideron se kujdesi i munguar është një nga shkaqet e vdekjes së tyre.

“Fatkeqësisht në Kosovë shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 po rriten me shpejtësi e situata po bëhet alarmante. Viktimat nuk janë vetëm numra, nuk është e rëndësishme raportimi i moshës së tyre e as se a kanë pasur dhe sëmundje tjera. Secila e secili nga ta janë jetë njerëzish, janë persona me historitë, familjet, ëndrrat e dhimbjet e tyre. Të gjitha viktimat lënë pas vetes mall e dhimbje për humbjen, ashtu si dhe brengë e dëshpërim se ndoshta kujdesi i munguar është një nga shkaqet që po i humbim”, shkruan Nagavci në Facebook.

Ajo thotë se gjendja aktuale ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe se Qeveria po dështon në kujdesin ndaj shëndetit publik, ruajtjes së jetës së qytetarëve si e drejtë absolute dhe po ashtu ka bllokuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 të iniciuar në muajin prill.

“Ndërkaq studimet po tregojnë se Covid-19 mund te kthehet te i njëjti person edhe pas shërimit, fatkeqësisht raste të tilla të konfirmuara për herë të dytë kemi dhe në Kosovë. Pra të gjithë jemi të rrezikuar, pa marrë parasysh moshën, dhe pasojat mund të jenë të rënda. Në këto rrethana, më e rëndësishmja është të ruani shëndetin personal, të familjarëve dhe të gjithë atyre me të cilët keni kontakte. Ruani distancën fizike, kujdesuni për higjienën, përdorni maskat dhe shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura”, ka shkruar Nagavci.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori