LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Pandemia ka shkaktuar çrregullime në arsim, duam t’i kthehemi mësimit me prezencë fizike

Nagavci: Pandemia ka shkaktuar çrregullime në arsim, duam t’i kthehemi mësimit me prezencë fizike
Foto: Arkiv

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të rregullt.

Në një postimi në Facebook, ka thënë se pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim.


“Pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim andaj jemi shumë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022, ta fillojmë me prezencë fizike dhe me orar të rregullt”, tha Nagavci.

“Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit. E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksionimi i mësimdhënësve”, tha ajo.

Tutje theksoi se pasi MSh-ja njoftoi për vaksinimin e mësimdhënësve, MASHTI e ka përcjell në Drejtoritë Komunale të Arsimit për detajet e këtij procesi.

“Të mërkurën jemi njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se në mesin e personave që do të vaksinohen në vijim, përveç personave mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurëve kronik e punëtorëve shëndetësorë , do të jenë edhe mësimdhënësit. Këtë informatë e kemi përcjellë sot edhe tek Drejtoritë Komunale të Arsimit të cilat do t’i informojnë shkollat me detajet e këtij procesi. Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”, shkroi Nagavci.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori