LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar tregtohet me 74.31 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar tregtohet me 74.31 dollarë për fuçi
Foto: Arkiv

Çmimi i naftës së papërpunuar është duke u tregtuar me 74.31 dollarë për fuçi.

Sot qindra punëtorë norvegjezë të naftës hynë në grevë duke ngritur shqetësime për mungesat e furnizimit. Gjithashtu, pakënaqësitë në furnizimin me lëndë bruto kohëve të fundit gjithashtu kanë goditur Kanadanë, por ndërmarrja e saj e naftës Syncrude do të rifillojë me prodhimin, më shpejt se sa pritej dhe do të arrijë kapacitetin e plotë në shtator, pas një ndërprerjeje nga muaji i kaluar që ndërpreu prodhimin e përgjithshëm, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, OPEC-u njoftoi se organizata po bënte atë që mundi për të kompensuar mungesat e furnizimit të prodhimit të naftës së papërpunuar që kanë goditur edhe Venezuelën dhe Iranin për shkak të sanksioneve amerikane kundër vendit. /Telegrafi/